"The Guardian", ShBA-së i ka rënë niveli i besueshmërisë në Europë

2020-07-01 21:08:03 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të gazetës britanike "The Guardian", nga disa sondazhe në masë të gjerë ka rezultuar se kriza shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi i tipit të ri ka përkeqësuar ndjeshëm opinionin publik në vendet e Bashkimit Europian ndaj ShBA-së. Mbi 60% e të intervistuarve në Gjermani, Francë, Spanjë, Danimarkë dhe Portugali u shprehën se kanë humbur besimin për pozicionin e ShBA-së si "udhëheqëse botërore".

Në pothuajse të gjitha vendet e pyetura, shumica e pjesëmarrësve pohojnë se që prej shpërthimit të epidemisë, mendimet e tyre ndaj ShBA-së kanë ndryshuar. Në krye të listës së banorëve që e kanë humbur besimin ndaj ShBA-së janë danezët (71%), e ndjekur nga portugezët (70%), francezët (68%), gjermanët (65%) dhe spanjollët (64%).

46% e të intervistuarve në Francë dhe 42% në Gjermani u shprehën se qëndrimet e tyre janë përkeqësuar shumë.

Ky sondazh është kryer nga Këshilli Europian mbi Marrëdhëniet e Huaja (ECFR) në nëntë vende të Bashkimit Europian, popullësitë e të cilave përbëjnë 2/3 e banorëve të të gjithë bllokut.

Ndërkohë, banorët europianë mbajnë edhe pritshmëri të ulët për të ardhmen e marrëdhënieve ndër-atlantike. Vetëm 2% në Gjermani dhe 3% e të intervistuarve në Francë shprehën dëshirën pët të pasur përkrahje amerikane gjatë rindërtimit të ekonomisë europiane.(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore