Kina u kërkon katër mediave amerikane informacion mbi operacionet e tyre në vend

2020-07-01 20:55:33 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, pala kineze u kërkoi katër mediave amerikane të paraqesin me shkrim informacione për operacionet e tyre në Kinë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian në një konferencë të rregullt për shtyp.

"Associated Press", "United Press International", "CBS" dhe "NPR" duhet të raportojnë hollësi mbi stafin e tyre dhe operacionet financiare në vend - si dhe detajet e çdo pasurie të patundshme që disponojnë në Kinë brenda shtatë ditëve, tha Zhao.

Këto veprime janë tërësisht masa të domosdoshme kundërveprimi ndaj shtypjes së paarsyeshme nga pala amerikane ndaj medieve kineze, theksoi Zhao, duke i bërë thirrje ShBA-së të korrigjojë veprimet e gabuara dhe të ndalojë shtypjen politike kundër medieve kineze.

Deklarata erdhi pasi ShBA-ja njoftoi në 22 qershor se do të fillojë trajtimin e katër mediave kryesore kineze: Televizionit Qendror të Kinës, Shërbimi i Lajmeve të Kinës, "The People's Daily" dhe "Global Times", si "agjenci të huaja". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore