Pekini hap më shumë rrugë për testimin e automjeteve me vetë-drejtim

2020-07-01 20:45:39 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini hapi 52 rrugë shtesë të martën në qarkun Haidian, qendra e teknologjisë së kryeqytetit, për testimin e automjeteve për të nxitur zhvillimin e shpejtë të teknologjisë së vetë-drejtimit, njoftuan të mërkurën autoritetet vendore.

Gjithsej 215.3 km rrugë janë pjesë e një zone demonstruese për automjetet vetë-drejtuese. Ato u shpërndanë mbi 100 km katrorë në zonën e Zhongguancun-it, sipas autoriteteve të qarkut Haidian.

Sipas planit, qarku Haidian do të vazhdojë të hapë më shumë rrugë për testimin e automjeteve me vetë-drejtim në zonën e demonstrimit në vitin 2020.

Në të ardhmen, zona e demonstrimit do të zhvillojë një seri projektesh të reja infrastrukturore, që përfshijnë teknologjinë e vetë-drejtimit, hartat precize dhe transportin e zgjuar.

Në marsin e vitit 2018, Pekini caktoi 33 rrugë me një gjatësi të përgjithshme prej 105 km për testimin e automjeteve me vetë-drejtim në qarqet Daxing, Shunyi dhe Haidian, të gjitha këto shtrihen jashtë Unazës së Pestë dhe larg zonave me popullsi të dendur.

Në fund të vitit 2019, Pekini hapi 151 rrugë ose rreth 503.68 km për këto automjete.

Sipas planit, hapësirat e testimit të automjeteve inteligjente në kryeqytet pritet të arrijnë 500 km katrorë deri në vitin 2022 dhe do të hapen për testime një total prej 2000 km rrugë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore