CMG-ja: Cili është sekreti i suksesit të PKK-së?

2020-07-01 20:58:14 CRI Komenti juaj Printoni

1 korriku i sivjetshëm shënoi 99-vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste të Kinës. Sot PKK-ja numëron mbi 91 milionë anëtarë dhe nën drejtimin e saj, Kina u bë ekonomia e dytë më e madhe në botë. Me rastin e ditëlindjes së PKK-së, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment për të zbuluar sekretin e suksesit të partisë në pushtet.

Sipas komentit, PKK-ja prej ditës së parë të themelimit, pati si objektiv të vendosur që të jetë në shërbim të popullit. Gjithçka që bën bazohet mbi interesat e popullit dhe zhvillimi i punës me mbështetjen e popullit. Këto janë aspiratat dhe misioni bazë i PKK-së në gati 100 vjetët e fundit. Duke ngulur këmbë në këtë synim, Partia, duke udhëhequr popullin ka realizuar çlirimin dhe pavarësinë, ka ndërtuar një republikë të re, e ka shndërruar vendin nga të varfër në ekonominë e dytë të botës nëpërmjet Reformës dhe Hapjes.

Në koment thuhet se "vënia e popullit në vend të parë" është një koncept i qeverisjes së PKK-së, që është pasqyruar plotësisht në betejën kundër epidemisë COVID-19. Nga foshnjet e sapolindura deri tek të moshuarit mbi 100 vjeç, qeveria kineze ka bërë çmos për të shpëtuar çdo jetë pa marrë parasysh kostot ekonomike. Vetëm brenda tre muajsh, 1.4 miliardë banorë kinezë vunë nën kontroll përhapjen e virusit.

Sipas një raporti studimor të publikuar në mars nga kompania e njohur botërore të konsultimeve, "Edelman", në sondazhet e kryera për besimin publik ndaj qeverive, bizneseve, OJQ-ve dhe medias "Trust Barometer 2020", mbi 90% e banorëve kinezë të intervistuar kanë besim te qeveria, besim që ka qendruar në vendin e parë në listën përkatëse për tre vjet radhazi. "Besimi i popullit është burim i fuqisë së Partisë Komuniste të Kinës", kështu thotë komenti.

Në artikull vihet në dukje gjithashtu se tani PKK-ja jo vetëm bën përpjekje për të siguruar mirëqënien e popullit kinez, por gjithashtu është e fokusuar edhe te e ardhmja e njerëzimit. "Siç theksoi sekretari i përgjithshëm i Partisë, Xi Jinping, Kina jo vetëm do të kryejë si duhet punën e saj, por edhe do të krijojë më shumë shanse zhvillimi për botën; PKK-ja synon jo vetëm jetën e lumtur të banorëve kinezë, rilindjen e kombit kinez, por edhe paqen dhe zhvillimin e njerëzimit. Tani, 'ndërtimi i komunitetit të fateve të përbashkët të njerëzimit' është përfshirë në shumë rezoluta të OKB-së dhe nisma 'Një brez, një rrugë' është bërë produkti më i madh publik global. PKK-ja po unifikon zhvillimin e vendit me atë të tërë botës, duke shfaqur ndërgjegjëshmëri të lartë për të ardhmen e njeriut", përfundon komenti i CMG-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore