Zëdhënësi: Kërcënimet e ShBA-së ndaj Kinës nuk do të funksionojnë

2020-07-01 16:56:26 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet qendrore kineze kanë thënë se kërcënimet dhe frikësimi nga Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta ndalojnë Kinën të mbrojë interesat e saj kombëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kërcënoi me një deklaratë se do të ndalohet eksporti i pajisjeve mbrojtëse të prodhimit amerikan në Kinë.

Ai shtoi se do të vihen edhe kufizime mbi teknologjitë amerikane të mbrojtjes ndaj Hong-Kongut, në sfondin e ligjit të sigurisë kombëtare për qytetin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, tha se kërcënime të tilla ndaj Kinës kurrë nuk do të funksionojnë:

"Përpjekjet e palës amerikane për të penguar nëpërmjet sanksioneve procesin e legjislacionit të Kinës për të mbrojtur sigurinë kombëtare në Hong-Kong, nuk do të kenë kurrë sukses."

Ai shtoi se Kina është e vendosur të mbrojë sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e e veta të zhvillimit dhe do të marrë masat e duhura për t'i mbrojtur ato

Mrekulli
Lajmet Kryesore