Zyrtarët: Sanksionet e ShBA-së, ndikim të vogël mbi Hong-Kongun

2020-07-01 12:48:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut thotë se sanksionet amerikane do të kenë një ndikim shumë të kufizuar mbi qytetin.

Carrie Lam-i i bëri këto komente pasi Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi revokimin e statusit të veçantë të Hong-Kongut, për shkak të legjislacionit të sigurisë kombëtare për qytetin.

"Ne mund të gjejmë alternativa për shumë produkte në vende të tjera. Ne nuk do të frikësohemi nga asnjë sanksion, pasi jemi të përgatitur. Kur të jetë e nevojshme, besoj se vendi ynë do të marrë masa kundërpërgjigjëse. Nëse është e nevojshme, ne do të bëjmë çmos për të bashkëpunuar me qeverinë qendrore kur të miratojë kundërmasa në nivel diplomatik."

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së ka vendosur të pezullojë trajtimin tregtar preferencial të Hong-Kongut, duke përfshirë përjashtimin nga lejet e eksportit.

Ish-kryeekzekutivi i Hong-Kongut CY Leung thotë se vendimi është kundër interesave ekonomike të vetë ShBA-së:

"Qeveria amerikane e di shumë mirë se ne jemi një nga partnerët e tyre më të mirë tregtarë, në kuptimin që sigurojmë një sasi të madhe të suficitit tregtar për eksportuesit amerikanë në Hong-Kong, dhe ata kanë një prani të madhe biznesi në Hong-Kong. Kështu që besoj, dhe ende shpresoj, që amerikanët të marrin parasysh edhe interesat e tyre në Hong-Kong."

Të dhënat tregojnë se suficiti më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara në vitin 2018 ishte me Hong-Kongun, duke arritur mbi 30 miliardë dollarë amerikanë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore