52 vende mirëpresin miratimin e ligjit të Kinës për ruajtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong

2020-07-01 11:45:06 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 50 vende kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të miratimit nga Kina të ligjit të sigurisë kombëtare në Hong-Kong.

Dokumenti u miratua në sesionin e fundit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

Në të theksohet se çdo vend ka të drejtë të ruajë sigurinë e vet kombëtare përmes legjislacionit, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund ndërhyrjes në punët e brendshme të Kinës duke përdorur çështjet e lidhura me Hong-Kongun.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore