Xi thekson nxitjen e reformave për t'i shërbyer zhvillimit ekonomik-shoqëror të Kinës

2020-07-01 11:40:03 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping kryesoi të martën mbledhjen e 14-të të Komisionit Qendror për Thellimin e Gjithanshëm të Reformës. Ai theksoi se Kina duhet të mbështetet te reformat për të përballuar ndryshimin e rrethanave e krijimin e situatave të reja dhe të fokusohet në efektivitetin e reformave, me qëllim që ato t'i shërbejnë më mirë zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Në mbledhje u shqyrtua dhe u miratua "Plani i veprimit trevjeçar për reformimin e ndërmarrjeve shtetërore (2020-2022)" dhe dokumente të tjera.

Gjithashtu në mbledhje u theksua nevoja për të përshpejtuar integrimin e brezit të ri të teknologjisë së informacionit dhe prodhimit, risitë në internetin industrial dhe ndryshimin thelbësor të metodave të prodhimit e strukturës korporative, si edhe për të përmirësuar nivelin e zhvillimit të digjitalizuar, të rrjetëzuar dhe inteligjent të industrisë së prodhimit.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore