Pekin, përmirësohet situata e COVID-19

2020-07-01 11:33:15 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e Pekinit thonë se situata e COVID-19 në qytet po përmirësohet, por njerëzit ende nuk duhet të ulin vigjilencën.

Drejtori i Zyrës së Informacionit të Bashkisë së Pekinit Xu Hejian tha:

"Situata pandemike në Pekin për momentin është përgjithësisht e qëndrueshme dhe duke u përmirësuar, por mbetet e rëndë dhe komplekse. Ky vijon të jetë momenti më i rëndësishëm për të frenuar përhapjen e virusit."

Në Pekin janë raportuar më shumë se 320 raste të konfirmuara të COVID-19 që nga 11 qershori, kur u shfaq rasti i parë i infeksioneve të fundit.

Shtatë raste të reja u raportuan të hënën, të gjithë ndër ata që ishin në karantinë.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore