Ligjvënësit kinezë miratojnë ligjin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare në Hong-Kong

2020-06-30 21:02:24 CRI Komenti juaj Printoni

Ligjvënësit kinezë votuan të martën për miratimin e Ligjit të Mbrojtjes së Sigurisë në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Ligji u miratua në sesionin e 20-të të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës i Kinës.

Presidenti kinez Xi Jinping nënshkroi një urdhër presidencial për zbatimin e ligjit të fuqizuar prej 30 qershorit.

Ligji i përpiluar në bazë të një vendimi parlamentar për krijimin dhe përmirësimin e sistemit ligjor dhe të mekanizmit ligjzbatues për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong është një ligj i përgjithshëm që përbëhet nga ligji thelbësor, ligji procedurial dhe ligji organik.

Në ligj qartësohen detyrat dhe sektorët e qeverisë rajonale të Hong-Kongut për mbrojtjen e sigurisë kombëtare; katër kategori ligjshkelëse: përçarje e shtetit, përmbysje e qeverisë, aktivitete terroriste dhe marrëveshje bashkëpunimi me forca të jashtme që kërcënojnë sigurinë kombëtare si dhe penalitete përkatëse etj.

Pas miratimit të ligjit, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore u konsultua me Komitetin e Ligjit Themeltar dhe qeverinë e rajonit të Hong-Kongut dhe e shtoi këtë ligj në shtojcën III të përmbajtjes së Ligjit Themeltar të Hong-Kongut. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore