CMG-ja: Veprimet amerikane nuk ndryshojnë zhvillimin e ndritur të Hong-Kongut

2020-06-30 21:02:59 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh në një deklaratë se meqë Kina nxiti legjislacionin e sigurisë kombëtare në Hong-Kong, ShBA-ja vendosë të ndërpresë prej 29 qershorit eksportin e pajisjeve ushtarake ndaj qytetit kinez dhe do të vendosë kufizimet për eksportin e teknologjisë ushtarako-civile ndaj Hong-Kongut të njëjta me ato të pjesës së brendshme të Kinës.

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës u shpreh në një koment se të ashtuquajturat sanksione nuk do të ndikojnë zhvillimin e ndritur të Hong-Kongut.

Sipas komentit, nga reagimi i së martës i kryeekzekutives së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Carrie Lam, ShBA-ja merr çdo vit 30 miliardë dollarë amerikanë suficit nga ky rajon.

"Tani kërkohen vetëm produktet për përdorim ushtarako-civil të pajisen me leje eksporti, çka nuk do të thotë ndalim i eksportit. Për të mos folur për faktin se ka shumë alternativa zevendësuese, prandaj ndikimi i masave amerikane është i papërfillshëm", theksoi znj. Lam.

Ndërsa, sipas Paul Chan Mo-po, sekretar financiar në rajonin e Hong-Kongut, për një kohë të gjatë, rajoni mezi importon teknologji të përparuar nga ShBA-ja, prandaj kufizimet e palës amerikane kanë ndikim të kufizuar.

Në koment thuhet se opinioni publik hongkongas po prish edhe orvajtjet e Pompeo-s për të penguar zhvillimin e qytetit dhe të Kinës. Deri në mesditën e martës, mbi 1.55 milionë qytetarë kanë firmosur një peticion online për të shprehur përkrahje ndaj nismës kundër ndërhyrjeve të jashtme. Në maj, Treguesi i Menaxherëve të Blerjes (PMI) në Hong-Kong pati rritje, duke shënuar nivelin më të lartë në katër muajt e fundit. Joseph Yam Chi kwong, anëtari i Këshillit Ekzekutiv të Hong-Kongut, bëri të ditur në një intervistë të kohëve të fundit se kapitalet nuk kanë dalë nga Hong-Kongu, dollari hongkongas nuk ka shfaqur dobësi, përkundrazi, kapitalet po hyjnë dhe vlera e dollarit hongkongas po rritet.

Në trazirat që nisën qershorin e kaluar, vandalizmi i ashpër në Hong-Kong u përshkallëzua me ndihmën e forcave të jashtme, duke shkaktuar një sfidë serioze për stabilitetin e qytetit dhe sigurinë kombëtare të Kinës, duke e çuar qeverinë qendrore kineze të nisë legjislacionin e sigurisë kombëtare në këtë Rajon të Posaçëm Administrativ të vendit. Ndërsa, krahas zbulimit të gjithnjë e më shumë dëshmive, ShBA-ja është një ndër forcat kryesore që fshihen pas kaosit në Hong-Kong. Siç mësohet, që nga viti 1995 deri në vitin 2015, fondi amerikan "Ndihma Kombëtare për Demokraci"(NED) ka financuar gati 4 milionë dollarë amerikanë fraksionet opozitare hongkongase dhe vetëm vitin e kaluar, financimet e tyre arritën në 643 mijë dollarë. Ndërsa, disa politikanë si Mike Pompeo kanë takuar herë pas here vandalistët për të shprehur mbështetje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore