Xi u kërkon anëtarëve të PKK-së të kenë ideale dhe bindje të forta

2020-06-30 18:43:34 CRI Komenti juaj Printoni

Muzeu i Manifestit Komunist

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), inkurajoi anëtarët e PKK-së të ndërtojnë ideale dhe bindje të forta dhe të punojnë për të përmbushur aspiratën dhe misionin bazë të Partisë.

Presidenti Xi, njëherësh kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në përgjigje të një letre të 30 anëtarëve të Partisë që shërbejnë si vullnetarë në muzeun e Manifestit Komunist të Universitetit Fudan të Shangait.

Muzeu u përshtat nga banesa e Chen Wangdao-s, përkthyes i edicionit të parë të plotë në gjuhën kineze të Manifestit Komunist dhe rektori i parë i Universitetit Fudan pas themelimit të Kinës së Re.

Në përgjigje, Xi tha se përkthimi i Chen-it një shekull më parë ka luajtur një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e një numri të madh të aspiruesve kinezë për të vendosur idealin e madh të komunizmit dhe t'i përkushtohen kauzës së çlirimit dhe rilindjes së kombit.

Xi foli për rëndësinë e madhe të përpjekjeve aktive të vullnetarëve për të ndarë historinë e Chen-it për ndjekjen e së vërtetës dhe përhapjen e Teorisë Marksiste, duke i nxitur ata që të vazhdojnë punën dhe ta bëjnë atë edhe më mirë.

"Vetëm me një besim të fortë mund të shkojmë larg," tha presidenti Xi, duke shtuar se është shumë e nevojshme që anëtarët e PKK-së të mbështesin idealet dhe bindjet e patundura dhe të mos rreshtin së përpjekuri.

Ai u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PKK-së, veçanërisht anëtarëve të rinj, që të studiojnë si duhet Teorinë Marksiste dhe historitë e Partisë, Kinës së Re, reformës dhe hapjes, dhe zhvillimin e socializmit, në mënyrë që të kultivojnë idealet dhe bindjet e vendosura dhe të përmbushin aspiratat dhe misioni themelues të Partisë.

1 korriku i sivjetshëm shënon 99-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

Mrekulli
Lajmet Kryesore