Pekin, pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska gjatë provimit të pranimit në universitet

2020-06-30 10:49:31 CRI Komenti juaj Printoni

Provimi i pranimit në universitet në Pekin do të mbahet nga 7-10 korrik dhe pjesëmarrësit në të duhet të mbajnë maska gjatë gjithë procesit. Kjo u bë e ditur në konferencën e shtypit për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri të mbajtur nga Bashkia e Pekinit të hënën.

Li Yi, zv.sekretari dhe zëdhënësi i Komisionit të Arsimit të Bashkisë së Pekinit, u shpreh në konferencën për shtypin se gjatë provimit, çdo shkollë ku do të organizohet ai, do të caktojë 1-3 vende rezervë dhe do të ketë një mbikëqyrës shtesë nga departamenti i kontrollit të shëndetit ose i parandalimit të sëmundjeve, për të koordinuar dhe trajtuar nevojat e parandalimit të epidemisë që mund të ndodhin gjatë provimit.

"I gjithë stafi do të kryejë testimin e acidit nukleik para provimit, do të zbatojë në mënyrë rigoroze masat antiepidemike, siç janë regjistrimi i gjendjes shëndetësore të kandidatëve dhe stafit, mbajtja e maskave ​​gjatë gjithë procesit, dezinfektimi dhe ventilimi i vendeve të provimit, si dhe matja e temperaturës. Çdo ditë para provimit do të kontrollohet gjendja shëndetësore e kandidatëve, veçanërisht në ditën e 14-të dhe të 3-të para provimit, dhe kandidatët pa anomali mund të marrin pjesë në provimin normalisht," u shpreh ai.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore