Hong-Kong: Shoqatat e tre shërbimeve mbështesin legjislacionin e sigurisë kombëtare

2020-06-30 10:45:33 CRI Komenti juaj Printoni

Shërbimet doganore, të imigracionit dhe të riedukimit në Hong-Kong kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të legjislacionit të sigurisë kombëtare për qytetin.

Në deklaratë thuhet se stafi i këtyre departamenteve zotohet për besnikëri jo vetëm ndaj qeverisë së rajonit të posaçëm administrativ, por edhe ndaj vendit, dhe do të përmbushë detyrën e ruajtjes së sovranitetit dhe sigurisë kombëtare.

Kina është afër miratimit të një ligji të sigurisë kombëtare për Hong-Kongun.

Ligji është hartuar për të parandaluar, frenuar dhe ndëshkuar veprimet që synojnë shkëputjen, përmbysjen e pushtetit shtetëror, aktivitetet terroriste e bashkëpunimin me forcat e huaja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore