Rritje e pagesave në internet gjatë Festës së Varkës së Dragoit në Kinë

2020-06-30 10:17:43 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia kineze e kleringut lidhur me pagesat në internet "NetsUnion Clearing" raportoi një numër në rritje të transaksioneve në internet gjatë pushimeve treditore me rastin e Festës të Varkës së Dragoit.

Nga 25 deri në 27 qershor, më shumë se 4.2 miliardë transaksione në internet u përpunuan nga platforma e saj, 50% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Vlera e transaksioneve arriti 2 trilionë juanë, duke u rritur 25 % krahasuar me vitin e kaluar.

Në krahasim me pushimet treditore të Festës Qingming në fillim të prillit, numri i transaksioneve u rrit me 22 %, ndërsa vlera e tyre 11%.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore