Shtohen pagesat me "China UnionPay" gjatë Festës së Varkës së Dragoit

2020-06-29 11:24:51 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti i pagesave me kartë "China UnionPay" e ka shtuar veprimtarinë gjatë pushimeve treditore të Festës së Varkës së Dragoit.

Pagesat me rrjetin "China UnionPay" arritën 950 miliardë juanë, ose 135 miliardë dollarë amerikanë, 3.6 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"China UnionPay" është kompania më e madhe e pagesave me karta bankare në Kinë.

Kartat e saj pranohen në më shumë se 170 vende dhe rajone të botës.

Transaksionet me rrjetin e saj arritën në 190 trilionë juanë vitin e kaluar, 54 për qind më shumë se në 2018-n.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore