Kinë: Sektori industrial shënon rritjen e parë sivjet

2020-06-29 11:19:54 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të reja ekonomike, fitimet në sektorin industrial të Kinës në maj shënuan rritje për herë të parë këtë vit, me përshpejtimin e biznesit.

Analistët thonë se ekonomia kineze po shfaq shenja të rimëkëmbjes së qëndrueshme.

Nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave del se fitimi i përgjithshëm i firmave të mëdha industriale muajin e kaluar u rrit me 6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në mbi 580 miliardë juanë, ose mbi 80 miliardë dollarë amerikanë. Ndërkohë, në prill pati një rënie prej 4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të 2019-s.

Zhang Liqun, analist i lartë i Qendrës së Studimit të Zhvillimit pranë Këshillit të Shtetit, mendon se kjo rritje ka ardhur nga shtimi i kërkesës për naftë dhe energji.

"Industria petrokimike u ndikua nga ndryshimet në çmimet globale të naftës. Kërkesa në sektorin e energjetikës u nxit nga rifillimi i bizneseve. Këta tregues pasqyrojnë shpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike," theksoi ai. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore