"Microsoft"-i do të mbyllë dyqanet fizike të shitjes me pakicë

2020-06-29 11:08:48 CRI Komenti juaj Printoni

"Microsoft"-i ka njoftuar ndryshime strategjike në shitjen me pakicë, duke përfshirë mbylljen e dyqaneve të veta fizike.

Sipas kompanisë, anëtarët e ekipit të tij të shitjes me pakicë "do të vazhdojnë t'u shërbejnë klientëve nga objektet e kompanisë 'Microsoft' dhe t'u ofrojnë shitje, trajnim dhe përkrahje nga largësia."

Kompania gjithashtu zotohet të vazhdojë investimin në dyqanet digjitale në "Microsoft.com" dhe dyqanet në "Xbox" dhe "Windows", "duke u shërbyer mbi 1.2 miliardë vetave çdo muaj në 190 tregje". (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore