Pekin, zbulohet vatra e infektimit në një treg mishi

2020-06-29 10:36:03 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin është identifikuar një vatër infeksioni me rrezik të lartë midis personave të lidhur me një ndërtesë të tregtimit të mishit të viçit dhe deles.

Të gjitha rastet e reja të konfirmuara të COVID-19 të raportuara në Fengtai të premten dhe të shtunën janë punonjës që punojnë në katin e nëndheshëm të ndërtesës së tregut me shumicë "Xinfadi", ku u zbuluan për herë të parë rastet e fundit të infeksionit në qytet.

Kreu në detyrë i distriktit Fengtai Chu Junwei thotë se periudha e karantinës së atyre që kanë lidhje me ndërtesën do të zgjatet.

Deri më tani mbi 100 punonjës që punojnë në ndërtesë janë konfirmuar si të infektuar me koronavirusin e ri.

Mrekulli
Lajmet Kryesore