Risia dhe sipërmarja po promovohen në arsimin e lartë të Kinës

2020-06-29 18:04:00 CRI Komenti juaj Printoni

Universitetet dhe kolegjet kineze kanë nxitur promovimin e novacionit dhe sipërmarrjes gjatë gjithë procesit arsimor, sipas raportit kombëtar të cilësisë së arsimit universitar 2018, lëshuar nga Ministria e Arsimit.

Në fund të vitit 2018, mbi 300 mijë studentë ishin regjistruar në programe trajnimi për novacione dhe sipërmarrje, thuhet në raport.

Studentët në 452 institucione të arsimit të lartë mund të marrin pjesë në konkurset akademike për sipërmarrje dhe projektet e novacionit.

Ndër përpjekjet e tyre për të nxitur reformën dhe novacionin e trajnimit të personelit, kolegjet dhe universitetet kineze kanë futur klasa praktike dhe virtuale në mësimet tradicionale në auditor, duke integruar teorinë me praktikën, vuri në dukje raporti. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore