"George Floyds i Indisë": Vdekja babë e bir shkakton zemërim

2020-06-29 18:03:16 CRI Komenti juaj Printoni

India është përfshirë nga një valë indinjate në fillim të kësaj jave pas vdekjes së dyfishtë babë e bir, të cilët ishin nën mbikëqyrjen e forcave të policisë.

Mijëra vetë në rrjetet sociale e kanë krahasuar incidentin me vdekjen e George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Një shef policie në Tamil Nadu tha se viktimat u arrestuan më 19 qershor në dyqanin e tyre të celularëve për shkelje të rregullave kundër koronavirusit.

Një nga autoritetet tha se dy oficerë policie të përfshirë janë pezulluar dhe se incidenti do të hetohet.

"Qeveria e Tamil Nadu-s ka vendosur që Drejtoria Qendrore e Hetimit të ndërhyjë në çështje. Ndërsa seanca dëgjimore i ka kaluar Gjykatës së Lartë Madras, qeveria do të informojë për këtë vendim dhe do të marrë lejen nga gjykata që çështja të dorëzohet në CBI ".

59-vjeçari J Jayaraj dhe 31-vjeçari Bennicks Immanuel dyshohet se janë rrahur brutalisht, gjë që çoi në gjakderdhje dhe vdekje.

Gruaja e Jayaraj u ka shkruar zyrtarëve të qeverisë duke kërkuar që të merren masa ndaj policëve të përfshirë.

Biznesi i vogël në qytet u mbyll në solidaritet me familjen e viktimave, pasi grupe protestuesish u mblodhën përpara spitalit lokal duke kërkuar drejtësi. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore