Xi uron Taneti Maamau-t për rizgjidhjen si president të Kiribatit

2020-06-28 19:16:14 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Taneti Maamau-s për rizgjidhjen si president i Kiribatit.

Xi Jinping tha se është i gatshëm të punojë me Maamau-n për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e ri.

Kina dhe Kiribati rivendosën marrëdhëniet diplomatike në shtatorin e vitit të kaluar pasi vendi ishullor ndërpreu marrëdhëniet zyrtare me rajonin e Tajvanit.

Presidenti kinez tha se marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar shumë shpejt qysh nga ajo kohë dhe dy vendet e kanë përkrahur njëri-tjetrin në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Kreu i Kiribatit bëri një vizitë në Kinë në janarin e këtij viti, kur dy vendet nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në Nismën "Një brez, një rrugë". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore