Specialistët e Meksikës: Kina u ka ofruar vendeve të tjera përvojën e çmuar antiepidemike

2020-06-28 19:15:13 CRI Komenti juaj Printoni

"Veprimet antiepidemike kineze kanë qenë shumë të shpejta, duke u ofruar vendeve të tjera përvojën e çmuar kundër pandemisë së COVID-19," thanë specialistët e shëndetit publik të Meksikës në një intervistë virtuale për CMG-në.

Deri tani, numri i të prekurve të përgjithshëm në katër vende të Amerikës Latine si Brazil, Peru, Kili dhe Meksikë ka tejkaluar 1.8 milionë, duke zënë një të pestën e numrit të përgjithshëm të të prekurve në mbarë botën.

Specialisti epidemiologjik i Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës Carlos Pantoja foli për disa nga arsyet e përhapjes së pandërprerë të pandemisë në Amerikën Latine.

"Nivelet e tre treguesve të shëndetit të banorëve të Meksikës, përqindja e mbipeshës, diabeti dhe hipertensioni renditen në vendet e para të botës, duke përbërë një element kyç rreziku. Problemi tjetër kyç është sistemi i dobët i shëndetit publik në Meksikë, i cili nuk ka aftësi të mjaftueshme përballë krizës së papritur shëndetësore."

Studiuesi i Universtetit Autonom Metropolitan të Meksikës Gustavo Leal vuri në dukje se presioni i stërmadh i vendeve të Amerikës Latine në dilemën mes frenimit të epidemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Gjatë intervistës, ata vlerësuan masat e rrepta dhe të shpejta të kontrollit të epidemisë në Kinë, që parandaluan në praktikë përhapjen epidemike duke ofruar përvojë të çmuar vendeve të tjera, përfshirë ato të Amerikës Latine.

Carlos Pantoja tha: "Arsyja kryesore e suksesit të masave kineze si mbyllja e qytetit të Wuhan-it nuk është pakësimi i të prekurve, por kontrolli efektiv i lëvizjes së të prekurve asimptomatik dhe të gjitha grupeve infektuese. Përveç kësaj, Kina filloi rimëkëmbjen ekonomike në periudhën me të prekurve të rinj shumë të paktë në Kinë. Por në vendet e tjera globale, megjithëse ekzistojnë qindra dhe mijëra të prekur të rinj, ka filluar rimëkëmbja ekonomike."

Gustavo Leal vlerësoi lart reagimin e shpejtë të Kinës përballë rishfaqjes së të prekurve në Pekin kohë e fundit.

Ai tha: "Mendoj se qëndrimi serioz është elementi kyç i fitores së Kinës në këtë luftë antiepidemike. Kina mbajti një qëndrim përgjegjës, mblodhi forcat për punën e rëndësishme dhe garantoi bashkëpunim të gjithanshëm, duke frenuar shumë shpejt përhapjen epidemike. Reagimi i Kinës është shumë i shpejtë përballë rishfaqjes së të prekurve të rinj nga virusi i COVID-19 në Pekin kohët e fundit."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore