Franca: Nuk ka prova për origjinën e virusit nga Instituti i Virologjisë i Wuhanit

2020-06-28 13:38:00 CRI Komenti juaj Printoni

"Nuk kemi asnjë provë se origjina e virusit të COVID-19 është e lidhur me Institutin e Virologjisë të Wuhan-it". Kështu iu përgjigj me shkrim Ministria e Jashtme e Francës pyetjes së Senatit francez nëse virusi i COVID-19 ka lidhje me Institutin e Virologjisë të Wuhan-it.

Më 18 qershor, Ministria e Jashtme e Francës i dha një përgjigje me shkrim Senatit francez, ku thuhet se, për problemin e origjinës së virusit të COVID-19, kjo ministri nuk ka asnjë provë se kjo ka lidhje me Institutin e Virologjisë të Wuhan-it. Franca përkrah rezolutat përkatëse të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në maj, që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Organizatës së Bujqësisë e Ushqimit të OKB-së, për të vazhduar hetimin mbi origjinën e virusit të COVID-19 dhe metodat e përhapjes së tij.

Tani detyra kryesore e Fancës është vijimi i nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar antiepidemik dhe për të forcuar multilateralizmin. Për këtë detyrë, ministri i Jashtëm i Francës ka pasur komunikime të shpeshta me homologun e vet kinez.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore