Funksionari i Hong-Kongut: Legjislacioni i sigurisë kombëtare mbron parimin "Një vend, dy sisteme"

2020-06-27 13:06:58 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari për Shërbimin Civil i Hong-Kongut Patrick Nip Tak-kuen tha të premten se legjislacioni i sigurisë kombëtare tregon dashurinë e atdheut për Hong-Kongun. "Mbështetja e legjislacionit të sigurisë kombëtare do të garantojë qëndrueshmërinë dhe lulëzimin afatgjatë të Hong-Kongut dhe do të mbrojë parimin 'Një vend, dy sisteme'," theksoi më tej ai.

Patrick Nip Tak-kuen u shpreh se legjislacioni i sigurisë kombëtare synon për të goditur veprimet kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare nga një grusht njerëzish dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë normale të shumicës së banorëve.

Ai theksoi se ky legjislacion ka si objektiv katër lloje krimesh serioze dhe parimet e qëllimet e tij janë shumë të qarta. Ligji do të vazhdojë të mbrojë lirinë e fjalës së banorëve të Hong-Kongut.

Patrick Nip Tak-kuen tha se në 20 vjetët e kaluar, qeveria qendrore kineze ka përkrahur të gjitha masat që kanë nxitur zhvillimin e Hong-Kongut dhe kanë përmirësuar ekonominë dhe jetën e banorëve të tij. Nëse garantohet baza e sigurisë kombëtare, do të ketë një hapësirë më të madhe për zbatimin e parimit "Një vend, dy sisteme" në Hong-Kong. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore