Zyrtari i Hong-Kongut: E kemi pritur legjislacionin e sigurisë kombëtare për një kohë të gjatë

2020-06-27 13:02:35 CRI Komenti juaj Printoni

"E kemi pritur për një kohë të gjatë legjislacionin e sigurisë kombëtare, që shfaq dashurinë e atdheut për të ardhmen e Hong-Kongut", u shpreh të premten Sekretari për Çështjet Kushtetuese dhe të Pjesës Kontinentale i Hong-Kongut, Erick Tsang Kwok-wai. Ai tha se ligjet përkatëse do të frenojnë veprimet shkatërruese dhe kaotike në Hong-Kong, duke garantuar qëndrueshmërinë shoqërore dhe lumturinë e jetës së qytetarëve të tij. Çdo shtetas kinez duhet ta çmojë që jeton në këtë periudhë, theksoi ai në një intervistë për CMG-në:

Erick Tsang Kwok-wai tha se kriza dhe kaosi në Hong-Kong gjatë vitit të kaluar jo vetëm dëmtuan sigurinë dhe qëndrueshmërinë shoqërore të Hong-Kongut, por edhe përbënin rreziqe ndaj sigurisë kombëtare. "Prandaj, ne e pritnim me padurim legjislacionin të sigurisë kombëtare në Hong-Kong dhe tani kemi më në fund këtë legjislacion shumë të mirë, që mund të ruajë sigurinë kombëtare dhe sigurinë e Hong-Kongut."

Erick Tsang Kwok-wai u shpreh se ky legjislacion shfaq dashurinë e atdheut për Hong-Kongun. "Vitin e kaluar Hong-Kongu ishte në një kaos shumë të madh, e megjithatë atdheu u tregua tolerant. Por nëse veprimet kaotike ndikojnë mbi sigurinë kombëtare, duhet të trajtohen sipas Kushtetutës dhe Ligjit Themelor," tha Erick Tsang Kwok-wai.

Ai u shpreh edhe se legjislacioni i sigurisë kombëtare do t'u shpjegohet gjerësisht qarqeve të ndryshme të Hong-Kongut. Tsang beson se, pas miratimit të ligjeve përkatëse, shoqëria hongkongase do të jetë më e qëndrueshme dhe jeta e qytetarëve më e lumtur.

Në fund të intervistës ai tha: "Çdo shtetas kinez duhet të jetë shumë i lumtur që ka lindur në këtë periudhë dhe duhet ta çmojë këtë. Mund të shikoni historinë e Kinës në 100 vjetët e fundit, kur vendi ynë provoi turpërim dhe vështirësi të mëdha. E mirëpresim këtë periudhë të re kaq të mirë për ne kinezët. Çdonjëri nga ne duhet të japë ndihmesën e vet për atdheun e kombin tonë, duke pasur arritje të cilat do të shënohen në historinë e Kinës."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore