OKB-ja thirrje për më shumë solidaritet kundër sfidës globale nga droga

2020-06-26 20:57:44 CRI Komenti juaj Printoni

Zgjidhja e problemit botëror të lëndëve narkotike kërkon përballim në bazë të fakteve, të solidaritetit dhe vullnetit, tha të premten shefja e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Rreth 35.6 milionë njerëz vuajnë sot nga varësia e përdorimit të drogës në botë, tha drejtorja ekzekutive e Zyrës Ghada Waly në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Shpërdorimit dhe Trafikimit të Drogës.

"Adoleshentët dhe të rinjtë zënë pjesën më të madhe të përdoruesve të drogës. Ndër 11 milionë njerëz që marrin drogë, gjysma prej tyre janë prekur nga hepatiti C dhe 1.4 milionë me HIV", shtoi ajo.

Znj. Waly u bëri thirrje të gjitha vendeve të ndajnë përgjegjësinë për të përballuar furnizimin e paligjshëm të drogës dhe për të ulur kërkesën. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore