CMG-ja: Kur do të rikthehet arsyeshmëria e politikanëve në Uashington?

2020-06-26 20:56:50 CRI Komenti juaj Printoni

Vendimi i Uashingtonit për rifillimin e punës pa marrë parasysh kundërshtimin e specialistëve të shëndetit, po shfaq efekte negative. Disa ditë më parë, numri i rasteve me COVID-19 në shtetet si Florida, Texas, dhe Arizona është rritur në mënyrë të ndjeshme. Madje të enjten, guvenatori i shtetit të Texasit Greg Abbott deklaroi në mënyrë urgjente ndërprerjen e rihapjes së shtetit. Ndërsa, sipas parashikimit të shefit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin të Sëmundjeve të ShBA-së (CDC), Robert Redfield, numri i të infektuarve me COVID-19 në ShBA ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se 2.4 milionë rastet e konfirmuara.

"Para përkeqësimit të përhapjes së epidemisë, disa politikanë amerikanë shpejtuan shfajësimin e tyre, duke e kritikuar Kinën si përgjegjëse e dështimit të tyre në betejën kundër epidemisë", thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Ditët e fundit, presidenti amerikan Donald Trump përdori "Kung Flu" (Gripi Kungfu) në një fushatë zgjedhore. Ndërsa, këshillari i tij për çështjen tregtare Peter Navarro fabrikoi thashetheme se koronavirusi i tipit të ri është i prodhuar në Kinë. Këto shprehje kanë ngjallur indinjatë dhe kundërshtim të fortë te publiku dhe media kineze.

Sipas komentit të CMG-së, në librin e bardhë të botuar në fillim të qershorit, shkruhen me hollësitë dhënat dhe faktet që vërtetojnë se Kina e ka përballuar epideminë me transparencë, hapje pa asnjë shtyrje dhe fshehje.

"Siç tha znj. Juliette Kayyem, ish-zyrtare e Departamentit të Sigurisë së Brendshme, problemi kyç i dështimit të përballjes së Shtëpisë së Bardhë me epideminë është mosveprimi në janar dhe 'të gjitha problemet sistematike e kanë rrënjën te sjellja e gabuar e Shtëpisë së Bardhë'", thuhet në komentin e CMG-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore