Pekini nis dërgesat me automjete pa shofer mes pandemisë

2020-06-26 20:56:03 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini ka nisur automjetet pa shofer të mbështetura nga Sistemi i Navigimit Satelitor "Beidou" për të ofruar ushqim të freskët dhe të gatshëm në përpjekje për të zvogëluar riskun e infektimit me koronavirus, pasi kryeqyteti regjistroi raste të reja të konfirmuara ditët e fundit.

Javën e kaluar, Kina nisi satelitin e fundit të Sistemit të Navigimit Satelitor "Beidou" (BDS) për të mbuluar globin.

Sistemi i Navigimit po mbështet shpërndarjen e automjeteve pa shofer në Pekin.

Dr. Dong Junfeng, specialist në fushën e vetëdrejtimit, tha se automjetet pa shofer ndjekin një rrugë të projektuar pasi ngarkohen me porositë.

"Automjetet mund të marrin sinjale nga satelitët e sistemit Beidou dhe mund të arrijnë saktësinë e pozicionimit në nivelin e centimetrit. Ne mund të marrim pozicionin dhe drejtimin e automjeteve për të përcaktuar vendndodhjen e tyre në rrugë."

Dy automjete pa shofer nga një dyqan në qarkun Shunyi po dorëzojnë rreth 60 porosi në ditë.

Një postier në Pekin ishte infektuar kohët e fundit nga koronavirusi. Ai dërgonte rreth 50 porosi në ditë.

Drejtoria Shtetërore e Postave ka paralajmëruar infektimin me virus përmes dërgimit të porosive.

I gjithë personeli i dërgesave postare në qytet do t'i nështrohet testit të acidit nukleik për COVID-19. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore