Mbi 95% e banorëve kinezë janë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore bazë

2020-06-26 20:56:26 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 95 për qind e qytetarëve kinezë janë të përfshirë në skemën kombëtare bazë të sigurimeve shëndetësore në vitin 2019, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas programeve, banorëve të zonave urbane dhe rurale në Kinë mund t'u rimbursoheshin mbi 60 për qind e shpenzimeve të tyre spitalore në vitin 2019, sipas një komunikate vjetore për zhvillimin e sigurmit shëndetësor.

Në vitin 2019, 329 milionë vetë u përfshinë në programin kombëtar të sigurimit shëndetësor bazë për punësimin në zonat urbane dhe 1.02 miliardë të tjerë nga plani për banorët e zonave urbane dhe rurale, thuhet në komunikatë.

Të ardhurat e fondit në kuadër të programeve bazë të sigurimeve shëndetësore arritën mbi 2.44 trilionë juanë (rreth 346.13 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2019, thuhet në komunikatë, duke theksuar se shuma përfaqësonte 2.5 për qind të PBB-së vjetore të Kinës.

Shuma e përgjithshme e shpenzuar nga fondi në vitin 2019 u rrit 12.2 për qind në rreth 2.09 trilionë juanë, thuhet në komunikatë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore