OBSh-ja merr mbështetje nga Franca dhe Gjermania

2020-06-26 11:30:53 CRI Komenti juaj Printoni

Franca dhe Gjermania kanë dhënë mbështetje politike dhe financiare për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në luftën e saj kundër pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn premtoi një financim rekord prej gjysmë miliard eurosh sivjet, si edhe dhënien e pajisjeve mjekësore thelbësore.

"Ministria gjermane e Shëndetësisë do të sigurojë më shumë se 500 milionë euro për OBSh-në sivjet. Ky është kontributi ynë më i lartë vjetor për OBSh-në. Kjo është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë për punën e kësaj organizate," u shpreh Jens Spahn.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se organizata e tij e mirëpret mbështetjen nga Gjermania dhe Franca.

Franca u zotua të japë 90 milionë euro për një qendër kërkimore të OBSh-së në Lion, si dhe një kontribut shtesë prej 50 milionë eruosh. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore