Kinë, "lista negative" e vitit 2020 mbulon më shumë sektorë

2020-06-26 10:57:08 CRI Komenti juaj Printoni

Sektorët e financave, prodhimit dhe bujqësisë në Kinë do të hapen më shumë për investitorët globalë, pasi Kina e ka shkurtuar më tej "listën negative" të saj.

Krahas kësaj, do të hiqen edhe kufizimet mbi pronësinë e huaj në firmat e ndërmjetësimit të transaksioneve dhe kompanitë e kontratave me zbatim të ardhshëm e të sigurimit të jetës.

Po ashtu, do të anulohen rregullat e ndalimit të investimeve të huaja në kontrollin e trafikut ajror.

Në sektorin e prodhimit, do të hiqen kufizimet ndaj investimeve të huaja për prodhimin e automjeteve komerciale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore