Panairi i Guangzhou-t lëshoi sinjal pozitiv për zgjerimin e hapjes së Kinës

2020-06-25 20:12:01 CRI Komenti juaj Printoni

Panairi i 127-të i Import-Eksporit i Kinës, i njohur ndryshe edhe si Panairi i Guangzhou-t apo Panairi i Kantonit, përfundoi të mërkurën në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore. Gjatë organizimit dhjetëditor, gati 26 mijë ndërmarrje nga 217 vende e rajone të botës shfaqën në platformat elektronike afro 1.8 milionë produkte, duke zhvilluar diskutime të nxehta në internet për të kapur mundësitë tregtare.

Si panairi i më i madh dhe më i vjetër i tregtisë ndërkombëtare në Kinë, Panairi i Guangzhou-t, i cili nisi mbi 60 vjet më parë, vlerësohet si "barometër" dhe "erëtregues" i tregtisë së jashtme të Kinës. Nën ndikimin e pandemisë së COVID-19, organizatori i panairit mori vendimin të zhvillonte për herë të parë këtë ngjarje online për pjesëmarrësit brenda e jashtë vendit, duke hequr edhe të gjitha tarifat e ekspozimit. Organizimi i suksesshëm i panairit përcolli sinjal pozitiv për vullnetin e vendosur të Kinës për zgjerimin e hapjes së mëtejshme.

 

Siç mësohet, numri i vendeve të burimit të ndërmarrjeve të huaja shënoi një rekord të ri, duke mbrojtur karakterin e shumëllojshmërinë dhe globalizimit të pjesëmarrjes së ekspozitës. Një gjë që u spikat në veçanti ishte pjesëmarrja aktive e shumë vendeve përgjatë nismës "Një brez, një rrugë". Për shembull, në eventin e importimit, numri i ndërmarrjeve dhe i produkteve nga vende përkatëse zuri përkatësisht 72% dhe 83% në total, gjë që tregon gjallërinë e zhvillimit gjatë krizës e nismës kineze me parimin "konsultim, ndërtim dhe ndarje të përbashkët".

Po të mërkurën, FMN-ja uli përsëri parashikimin e rritjes së ekonomisë globale deri në -4.9%, shifër kjo afro 2 pikëpërqindje më e ulët se në prill, ç'ka do të thotë përkeqësim i recesionit ekonomik botëror. Në këto rrethana, si vendi më i madh i tregtimit të mallrave, stabilizimi i tregtisë së jashtme të Kinës do të luajë një rol mbështetës për të mbrojtur qëndrueshmërinë e tregtisë ndërkufitare globale. Kina po bën përpjekje për të injektuar më shumë energji në ndihmë të rimëkëmbjes ekonomike botërore.Mësohet se në pesë muajt e parë të sivjetshëm, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit i Kinës pati një rënie prej 4.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, në prill dhe në maj, eksportet regjistruan rritje.

Sipas planifkimit, Panairi i 128-të i Guangzhou-t do të zhvillohet në tetor. Ndërsa, Ekspozita e tretë Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të mbahet në nëntorin e sivjetshëm në Shangai. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore