Lam: Legjislacioni kombëtar i sigurisë do të rivendosë stabilitetin në Hong Kong

2020-06-25 20:03:16 CRI Komenti juaj Printoni

Miratimi i legjislacionit për ruajtjen e sigurisë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut nga autoritetet qendrore synon të mbushë boshllëqet në sistemin ligjor dhe mekanizmat e zbatimit të rajonit të Hong-Kongut në mënyrë që të rivendoset sa më parë stabiliteti shoqëror, tha të enjten shefja ekzekutive e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Carrie Lam.

Lam tha përmes rrjeteve sociale se gjendja epidemike COVID-19 e Hong-Kongut është e qëndrueshme dhe shprehu shpresën që qytetarët do të bashkëpunojnë edhe me shumë për mposhtjen e epidemisë. Kontrollimi i gjendjes i ka mundësuar rajonit kinez të rigjallërojë ekonominë dhe të përmirësojë sektorin e punësimit.

"Hong-Kongu nuk mund të qëndrojë në kaos. Veprimtari të tilla si vandalizmi, mbrojtja e së ashtuquajturës 'pavarësi e Hong-Kongut', mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese dhe e armëve të zjarrit, etj., kanë kërcënuar haptas sigurinë kombëtare," shtoi ajo.

Lam theksoi se është përgjegjësia kushtetuese e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe gjithashtu detyrë e përbashkët e shtetasve të të gjithë vendit, përfshi ata në rajonin e Hong-Kongut. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore