Kina lëshon alarmin blu për stuhitë e shiut

2020-06-25 20:01:51 CRI Komenti juaj Printoni

Observatori kombëtar i Kinës lëshoi të enjten një alarm blu për stuhitë e shiut ndërsa reshjet e dendura po bëjnë kërdinë në më shumë zona të vendit.

Nga e enjtja deri pasditen e së premtes, priten reshje të dendura dhe stuhi shiu në rajonet Guangxi, Hunan, Guangdong, Jiangxi, Fujian dhe Zhejiang, njoftoi Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Sipas qendrës, në disa zona në Guangxi, niveli i reshjeve të shiut do të arrijë në 150 mm.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër ngjyra, ku alarmi i kuq përfaqëson më të rëndin, i ndjekur nga portokalli, e verdhë dhe blu.

Prej qershorit, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pothuajse të gjithë jugun e Kinës dhe nivelet e ujit të shumë lumenjve në zonat e prekura kaluan nivelet.

Ministria e Burimeve Ujore të Kinës ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme për të parandaluar përmbytjet dhe ka dërguar ekipe në zonat e prekura për të parandaluar dhe kontrolluar përmbytjet e mundshme. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore