Përparimi i Kinës në luftën kundër lëndëve narkotike

2020-06-26 03:06:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka arritur përparim të jashtëzakonshëm në luftën kundër lëndëve narkotike në pesë vitet e fundit.

Shifrat nga autoritetet kineze të kontrollit të lëndëve narkotike tregojnë se, gjatë kësaj kohe, janë regjistruar mbi 638 mijë krime për trafik droge dhe sekuestruar mbi 400 tonë lëndë të paligjshme narkotike.

Ndërkohë, numri i të varurve të rinj nga droga në Kinë ra me rreth 12 për qind, shifër që ka ardhur në rënie për pesë vite radhazi.

Kina ka bërë shumë përpjekje mbarëkombëtare për të siguruar një mjedis pa drogë.

Zhao Yadong është nga taskforca e antidrogës në qytetin Lincang të provincën Yunnan.

"Për shkak të afërsisë sonë me "Trekëndëshin e artë " (zona kufitare midis Tajlandës, Mianmarit e Laosit), ndalimi i futjes së lëndëve narkotike në vend është përparësia jonë kryesore. Strategjia jonë kryesore është të mbajmë drogën jashtë kufijve tanë, duke zvogëluar presionin e kontrollit të drogës në vend."

"Trekëndëshi i artë" i referohet zonës famëkeqe të prodhimit të drogës në zonën kufitare mes Tajlandës, Laosit dhe Mianmar-it që konvergojnë në rrjedhën e lumenjve Ruak dhe Mekong.

Trajtimi i krimeve të lidhura me drogën megjithatë është bërë një sfidë e madhe pasi kartelet e drogës kanë gjetur mënyra të sofistikuara si interneti dhe shpërndarja e shpejtë për produktet e tyre.

Në pesë vitet e fundit, operacionet speciale që synojnë trafikimin e drogës në internet kanë shkatërruar gjithashtu mijëra raste dhe mbyllën qindra faqe interneti të lidhura me drogën.

Vitet e fundit, Kina ka zbuluar mbi 230 mijë njerëz të varfër të përfshirë në veprimtari të trafikut të drogës.

Po ashtu vitet e fundit, Kina ka ndërtuar mijëra institucione rehabilitimi, duke u shërbyer gjysmë milioni njerëzve.(Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore