Kryediplomati Wang Yi zhvillon videokonferencë me homologun iranian

2020-06-24 20:39:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi më 24 qershor një videokonferencë me homologun e vet iranian, Mohammad Javad Zarif. Dy kryediplomatët ranë dakord të punojnë për të mbrojtur marrëveshjen gjithëpërfshirëse të çështjes bërthamore iraniane, autoritetin e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit, dhe të kundërshtojnë çdo veprim që dëmton marrëveshjen bërthamore iraniane.

Wang Yi tha se Kina dhe Irani janë partnerë të gjithanshëm strategjikë. Dy vendet kanë qenë gjithnjë mirëkuptues dhe mbështetës të njëri-tjetrit për çështje strategjike me interes të përbashkët si dhe kanë punuar së bashku për mbrojtjen e drejtësisë botërore. Në një moment kritik kur e gjithë bota po lufton kundër epidemisë, politizimi, etiketimi i viruseve dhe stigmatizimi i vendeve të tjera nga vendet e veçanta nuk janë të favorshme për përpjekjet e tyre antidemidike dhe për më tepër ndërhyjnë në bashkëpunimin ndërkombëtar antiepidemik.

Wang theksoi se Kina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të pak kohëve më parë të Iranit dhe Rusisë në mbështetje të ligjit ndërkombëtar.

Zarif tha nga ana e tij se në luftën kundër epidemisë, marrëdhënia dypalëshe ka qëndruar gjithnjë e fortë. Pala iraniane kundërshton me forcë politizimin dhe stigmatizimin e vendeve në fjalë duke përfituar nga situata e epidemisë dhe kundërshton me forcë ndërhyrjen e ShBA-së në punët e brendshme të Kinës, përfshirë në çështjet e Hong-Kongut. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore