Festa e Varkës së Dragoit: Le të ngremë vetëdijen kulturore duke ndjekur Xi-në

2020-06-24 18:44:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kultura është shpirti i një kombi. Pas Kongresit të 18-të, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping, ka folur shumë herë për zhvillimin e kulturës kineze dhe ngritjen e vetëdijes kulturore. Sot është festa tradicionale kineze, Festa e Varkës së Dragoit. Le të ngremë vetëdijen kulturore duke ndjekur Xi-në.

Kinezët e kremtojnë këtë festë duke ngrënë zongzi (oriz veshtullor në formë piramidale i mbushur me ushqime të kripura ose të ëmbla), duke bërë gara me varka në formën e dragoit, dhe me qeska aromatike. Qeskat aromatike kanë një histori mbi 1000-vjeçare që besohet se mbrojnë nga fatkeqësitë dhe sëmundjet. Në fshatin Mazhuang të qytetit Xuzhou të provincës Jiangsu, e moshuara Wang Xiuying është trashëgimtarja e prodhimit të qeskave aromatike me bimë mjekësore kineze. Tani prodhimi i këtyre qeskave është shndërruar në një industri të veçantë vendore.

Në dhjetorin e vitit 2017, presidenti Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në fshatin Mazhuang. Ai vlerësoi lart bërjen e qeskave aromatike nga duart e fshatarëve dhe madje bleu një qeskë aromatike të prodhuar nga Wang Xiuying-u.

Në veriperëndim të provincës Gansu, "Ekspozita e Artit në Shkretëtirë" guvat Mogao në qytetin Dunhuang tërhoqën vëmendjen e botës. Atje ka 735 shpella, mbi 2000 statuja dhe piktura murale me sipërfaqe të përgjithshme 45 mijë metra katrorë, të cilat integrojnë arkitekturën, skulpturën, artin mural dhe kulturën budiste. Ky është vendi më i madh në botë i shpellave budiste.

Në gushtin e kaluar, presidenti Xi vizitoi Dunhuang-un për t'u njohur me procesin e mbrojtjes së Shpellave Mogao. Ai tha se mbrojtja e këtyre guvave dhe trashëgimi i kulturës Dunhuang është përgjegjësia e kombit kinez për përparimin e qytetërimit botëror.

Zona Yongqing është një zonë me histori 100-vjeçare në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong. Kultura tradicionale dhe artizanale popullore si arti kantonez, gdhendja e vulave etj., janë grumbulluar dhe zhvillohen në këtë zonë. Pas rindërtimit, u krijua një model i ri biznesi por duke ruajtur stilin historik. Sot, kjo zonë është kthyer në një bllok historik dhe kulturor i qytetit Guangzhou.

Në tetorin e vitit 2018, Xi Jinping vizitoi zonën Yongqing gjatë inspektimit të tij në provincën Guangdong për të vëzhguar rinovimin e qytetit të vjetër, riparimin dhe mbrojtjen e ndërtesave historike dhe kulturore. Xi tha se planifikimi dhe ndërtimi urban duhet t'i kushtojnë shumë rëndësi mbrojtjes së kulturës historike, trashëgimisë së qytetërimit dhe vijueshmërisë kulturore, pasi vetëm në këtë mënyrë, qyteti do të trashëgojë kujtime dhe njerëzit mund të kujtojnë vendlindjet. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore