Ndërtohen marrëdhëniet e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE me ndikim global

2020-06-23 21:08:19 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvillojë mbrëmjen e 22 qershorit, me orën e Pekinit, një bisedë me video me kreun e Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Presidenti Xi theksoi se Kina dhe Evropa duhet të bëhen dy forca kryesore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të botës, dy tregje që nxisin zhvillimin dhe mbrothësinë botërore, dhe dy qytetërime që përqendrohen në multilateralizëm dhe përmirësim të qeverisjes globale.

"Kina dëshiron paqe pa hegjemoni", "Kina është një mundësi, jo një kërcënim" dhe "Kina është partner, jo kundërshtar". Gjatë takimit me video me dy krerët e BE-së, fjalët e presidentit Xi Jinping dhanë një kuptim të saktë për zhvillimin e Kinës ndaj Evropës. Gjatë bisedimeve, presidenti Xi shpjegoi qëllimet e zhvillimit të Kinës, të cilat do të ndihmonin në zhdukjen e stereotipeve dhe shqetësimeve të panevojshme të palës evropiane dhe në mënjanimin e ndërhyrjeve të panevojshme në bashkëpunimin Kinë-BE.

Si të ndërtohen marrëdhëniet e partneritit midis Kinës dhe Evropës? Përballë ndikimit të epidemisë, presidenti Xi Jinping parashtroi tre pika për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-BE në "epokën pas-epidemisë".

Para së gjithash, Kina dhe Evropa duhet të bëhen dy forca kryesore për të ruajtur paqen dhe stabilitetin global. Për shkak të dallimeve ideologjike dhe në sistemin politik, brenda BE-së ekzistojnë dyshime dhe keqkuptime të caktuara për zhvillimin e Kinës. Për këtë, Kina dhe Evropa duhet ta shohin zhvillimin e njëra-tjetrës nga një këndvështrim strategjik dhe afatgjatë, të forcojnë besimin e ndërsjellë politik dhe të kontribuuojnë për paqen dhe stabilitetin global.

Së dyti, Kina dhe Evropa duhet të bëhen dy tregjet kryesore që promovojnë zhvillimin dhe begatinë botërore. Dy palët duhet të vijojnë hapjen e ndërsjellë të tregut, të përshpejtojnë negociatat e Marrëveshjes së Investimeve Kinë-BE, të forcojnë bashkëpunimin Kinë-BE në fushat e gjelbra dhe digjitale, të ndërtojnë partnerë të zhvillimit të gjelbër dhe të forcojnë bashkëpunimin trepalësh me Afrikën.

Në Samitin Kinë-BE, drejtuesit e dy palëve ranë dakord që këtë vit të kapërcejnë vështirësitë për të përfunduar negociatat për Marrëveshjen e Investimeve Kinë-BE, të shpallin nënshkrimin e Marrëveshjes Kinë-BE për Treguesit Gjeografik dhe të mbështesin multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, të punojnë së bashku për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike globale dhe për të siguruar furnizimin e zinxhirit industrial botëror.

Së treti, Kina dhe Evropa duhet të zbatojnë dy qytetërime që i përmbahen multilateralizmit dhe përmirësojnë qeverisjen globale. Mbështetja e vendosur për multilateralizmin është filozofia e zakonshme që Kina dhe Evropa mbajnë në shkëmbimet diplomatike.

Propozimet e presidentit Xi Jinping u pritën me pozitivitet nga krerët e BE-së. Michel dhe Von der Leyen thanë se vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar mund të përmbushë sfidat globale. BE-ja është e gatshme të zhvillojë një dialog strategjik të sinqertë me Kinën për të zgjeruar dakordësinë dhe forcuar bashkëpunimin. Mediet evropiane komentuan se fjala kryesore në bisedimet virtuale Kinë-BE ishte "bashkëpunimi".

Në kushtet e epidemisë, Kina dhe BE-ja e kanë kuptuar më mirë se kurrë rëndësinë e vërtetë të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Takimi i nivelit të lartë Kinë-BE i mbajtur në këtë kohë kyçe padyshim do t'i ndihmojë dy palët të promovojnë në një nivel të ri zhvillimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE, të ndihmojnë në ruajtjen e multilateralizmit dhe nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike botërore dhe krijimin e zhvillimit si për Kinën ashtu edhe për Evropën dhe pjesën tjetër të botës.(Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore