Lam: Legjislacioni i sigurisë kombëtare, thelbësor për stabilitetin e rendin në Hong-Kong

2020-06-23 11:26:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut thotë se legjislacioni i sigurisë kombëtare për qytetin është thelbësor për rivendosjen e rendit kushtetues dhe ruajtjen e stabilitetit aty.

Në një fjalim me video në Samitin Veror "Caixin" 2020 të mbajtur në Pekin, Carrie Lam tha se Hong-Kongu do të vazhdojë të ketë plot mundësi biznesi për sa kohë që paqja dhe rendi do të rikthehen pas goditjes së kriminelëve që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Ajo shtoi se qyteti do të shfrytëzojë mundësitë e nismës "Një brez, një rrugë" dhe zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong- Kong - Makao për ta marrë veten nga trazirat shoqërore dhe për të përparuar më tej.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore