Kina kundërshton miratimin nga Japonia të ndryshimit të emrit lidhur me ishujt Diaoyu

2020-06-23 11:13:23 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian shprehu në emër të qeverisë kineze kundërshtimin ndaj miratimit nga një qytet japonez i projektligjit për ndryshimin e emrit lidhur me ishujt Diaoyu.

Këshilli Bashkiak i qytetit Ishigaki miratoi një propozim për riemërtimin e një "zone administrative" që përmban ishujt nga "Tonoshiro" në "Tonoshiro Senkaku".

"Ishujt Diaoyu dhe ishujt e vegjël pranë tyre janë pjesë e qenësishme territoriale e Kinës, dhe vendosmëria e Kinës për të mbrojtur sovranitetin territorial është e patundur. Miratimi prej Japonisë i të ashtuquajturit 'projektligj i riemërtimit' është një sfidë serioze për sovranitetin territorial të Kinës. Ai është i paligjshëm e i pavlefshëm dhe nuk mund të ndryshojë faktin se ishujt Diaoyu i përkasin Kinës," u shpreh Zhao Lijian.

Ai shtoi se Kina i ka shprehur pakënaqësinë e vet serioze Japonisë përmes kanaleve diplomatike, dhe rezervon të drejtën e reagimeve të mëtejshme.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore