Kryeministri kinez: Kina dhe Evropa kanë më shumë bashkëpunim se konkurrencë

2020-06-22 20:26:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Evropa kanë më shumë bashkëpunim se konkurrencë, më shumë unanimitet se mosmarrëveshje, u shpreh të hënën kryeministri kinez Li Keqiang gjatë një bashkëbisedimi me video me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefen e Komisionit Europoan, Ursula von der Leyen. Kjo është mbledhja e 22-të e udhëheqësve të Kinës dhe të BE-së dhe takimi i parë zyrtar i liderëve kinezë me liderët e rinj të BE-së.

Li Keqiang vuri në dukje se përballë sfidave të epidemisë së COVID-19, Kina dhe BE-ja duhet të forcojnë bashkërendimin e politikave makroekonomike, për të ruajtur qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit. Kryeministri kinez shprehu shpresën për përfundimin brenda vitit të marrëveshjes së investimeve dypalëshe. Li theksoi se Kina do të vazhdojë hapjen e mëtejshme dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për ndërmarrjet e vendeve të ndryshme dhe shprehu shpresën se pala evropiane do të lehtësojë kufizimet e eksporteve ndaj Kinës.

Charles Michel dhe Ursula von der Leyen u shprehën se epidemia e COVID-19 ka goditur vende të ndryshme, por vullneti i bashkëpunimit BE-Kinë nuk është dobësuar aspak. Pala evropiane është e gatshme të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mbrojtjen e përbashkët të sigurisë së zinxhirit industrial dhe furnizues dhe do të zgjerojë hapjen e mëtejshme të tregut.

Ky është edhe takimi i nivelit më të lartë kino-evropian pas shpërthimit të epidemisë. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore