Kina do të trajtojë problemin e plakjes së popullsisë

2020-06-22 19:24:21 CRI Komenti juaj Printoni

Në një raport botuar nga Fondacioni i Kërkimeve për Zhvillim thuhet se Kina do të bëhet një shoqëri në plakje në dy vitet e ardhshme ku një në 7 vetë në vend do të jetë 65 vjeç e sipër.

Një "shoqëri në plakje" përcaktohet nga Kombet e Bashkuara si një vend ku mbi 14 për qind e popullsisë është mbi moshën 65 vjeç.

Të dhënat nga Drejtoria Kombëtare e Statistikave tregojnë se në vitin 2000, përqindja e kësaj grupmoshe në Kinë ishte shtatë, ndërsa ajo u rrit në 12 për qind në vitin 2018.

Të rinjtë nën 14 vjeç ishin 23 për qind në vitin 2000, por ky numër ra në 17 për qind në vitin 2018.

Shkalla e lindshmërisë e Kinës ra në pikën e saj më të ulët në gati shtatë dekada vitin e kaluar dhe numri i të porsalindurve ra me 580 mijë.

Profesor Wang Weilong nga Departamenti i Sigurimeve Shoqërore të Universitetit të Ekonomisë dhe Financave në Guangdong adresoi ndikimet negative të pasjes së një popullsie në plakje.

"Para së gjithash, madhësia e fuqisë punëtore do të ulet dhe shkalla e të moshuarve që kërkon kujdesje do të rritet. Së dyti, do të tendoset më tej furnizimi i shërbimeve pensionale. Së fundmi, mund të ndryshojnë kursimet dhe struktura e shpenzimeve të vendit, pasi të moshuarit kanë prirje të konsumojnë më pak se të rinjtë".

Profesori shton se popullsia në plakje po e shtyn vendin të përmirësojë sistemin e shërbimit social për të moshuarit.

"Shërbimi i pensioneve duhet të përqendrohet më shumë në planifikimin për të ardhmen, për të mbuluar të gjithë ciklin e jetës së një personi. Ndërkohë, duhet t'i kushtojmë vëmendje si nevojave materiale ashtu edhe atyre shpirtërore të të moshuarve për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre."

Kina gjithashtu nxorri një plan afatgjatë vitin e kaluar për t'iu përgjigjur problemit të një popullsie në plakje.

Vlerësohet se prej mesit të këtij shekulli, njerëzit e moshës 65 vjeç e lart mund të përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë në Kinë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore