Kinë, alarm i verdhë për reshjet e rrëmbyeshme

2020-06-22 11:32:44 CRI Komenti juaj Printoni

Observatori kombëtar i Kinës shpalli alarmin e verdhë për reshjet e rrëmbyeshme në krahinat jugore të vendit.

Sipas parashikimit, shirat e mëdha do të godasin provincën Guizhou dhe Chongqing-un, si edhe krahinat në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit Jance gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Observatori kombëtar ka paralajmëruar autoritetet vendore të bëjnë përgatitje për të përballuar përmbytjet dhe fatkeqësitë e mundshme gjeologjike.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore