Kinë: Rritet në maj vëllimi i prodhimit të gazit natyror dhe të naftës

2020-06-22 11:30:33 CRI Komenti juaj Printoni

Vëllimi i prodhimit të gazit natyror dhe naftës bruto në Kinë u rrit shpejt muajin e kaluar.

Prodhimi i gazit natyror arriti në 16 miliardë metra kubë në maj, duke u rritur 13 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, prodhimi i gazit natyror në Kinë ishte 80 miliardë metra kubë, 10 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Kina importoi 7.8 milionë tonë gaz natyror muajin e kaluar, 3.7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme.

Prodhimi i naftës bruto në Kinë në maj ishte 16 milionë tonë, me një rritje 1.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 0.9 për qind më e madhe se rritja e regjistruar në prill.

Kina importoi 50 milionë tonë naftë bruto në maj, duke u shtuar 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore