Banorët e Hong-Kongut mbështetin legjislacionin për sigurinë kombëtare

2020-06-22 11:26:17 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët në Hong-Kong kanë shprehur mbështetjen e tyre, pasi organi më i lartë ligjvënës i Kinës shqyrtoi një projektligj për sigurinë kombëtare në këtë qytet.

Kreu i Panelit të Administrimit të Drejtësisë dhe Shërbimeve Ligjore në Këshillin Legjislativ të Hong-Kongut Priscilla Leung thotë:

"Shumica e qytetarëve në Hong-Kong po presin me padurim që ky ligj të hyjë në fuqi sa më parë. Kemi nevojë për ligjin e sigurisë kombëtare në Hong-Kong, që Hong-Kongu të kthehet në gjendjen normale dhe të bëhet një shoqëri paqësore dhe e qytetëruar. Hong-Kongu nuk do të bëhet një 'vrimë' për sigurinë kombëtare".

Në qytetin e Hong-Kongut ka pasur trazira shoqërore dhe raste të shpeshta dhune gjatë vitit të kaluar.

Sipas projektligjit për sigurinë kombëtare në Hong-Kong, qeveria qendrore do të krijojë një zyrë për sigurinë kombëtare në këtë qytet dhe Hong-Kongu do të formojë një komision për sigurinë kombëtare që kryesohet nga kryeekzekutivi i tij.

Mrekulli
Lajmet Kryesore