Pekin forcon kapacitetin e testimit të acidit nukleik për frenimin e COVID-19

2020-06-22 11:18:27 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar tha se Pekini ka forcuar kapacitetet e testimit të acidit nukleik për të përballuar rigjallërimin kohët e fundit të rasteve të COVID-19.

Afro 2.3 milionë banorët e Pekinit e kanë bërë testin e acidit nukleik deri të dielën.

Qyteti nuk raportoi asnjë rast me COVID-19 të transmetuar lokalisht për 56 ditë me radhë, deri më 11 qershor, kur u shfaq rasti i parë i raundit të fundit të infektimit.

Pekini ka raportuar mbi 200 raste të konfirmuara qysh nga 11 qershori, pjesa dërrmuese e të cilave kanë lidhje me tregun e shitjes me shumicë të produkteve bujqësore e blegtorale "Xinfadi", i cili u mbyll përkohësisht. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore