Trump-i synon të përfundojë programin "Dreamers" për emigrantët

2020-06-22 11:15:05 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata e Trump-it planifikon të përfundojë brenda gjashtë muajve të ardhshëm programin "Dreamers", që mbron emigrantët që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme kur kanë qenë fëmijë.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e ShBA-së e ndaloi qeverinë të anulojë programin. Ajo i ka bllokuar përpjekjet e Trump-it për t'i dhënë fund politikës së presidentit të mëparshëm Barak Obama të Shtyrjes së Veprimit për Ardhjet në Fëmijëri (DACA).

DACA mbron nga dëbimi rreth 650 mijë emigrantë që kanë hyrë në ShBA në mënyrë të paligjshme kur ishin të mitur.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet e gjykatave të shkallëve më të ulëta që e vlerësuan si të paligjshme lëvizjen e Trump-it për të shfuqizuar programin në vitin 2017.

Trump tha të shtunën se ai do të rifillonte planet për t'i dhënë fund DACA-s.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore