Udhëheqja palestineze hedh poshtë planet e aneksimit të Izraelit

2020-06-22 11:09:54 CRI Komenti juaj Printoni

Një këshilltar i lartë i presidentit palestinez Mahmoud Abbas thotë se palestinezët kundërshtojnë çdo aneksim të luginës së lumit Jordan dhe të vendbanimeve në Bregun Perëndimor nga Izraeli.

Nabil Abu Rudeineh-u tha se kjo është çështje parimore dhe se udhëheqja palestineze do të mbajë këtë pozicion kombëtar dhe do të luftojë për të.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të aneksojë luginën e lumit Jordan dhe të gjitha vendbanimet hebreje të Bregut Perëndimor.

Plani i Netanyahu-t është në përputhje me Planin e Lindjes së Mesme të presidentit Donald Trump, i cili nuk është pranuar nga palestinezët.

Procesi mund të fillojë qysh më 1 korrik.

Vendet evropiane dhe ato arabe kanë paralajmëruar se masa e Izraelit do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe do të rrezikonte

çdo shpresë për një zgjidhje me dy shtete.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore