Fabrika e "Pepsi"-t në Pekin pezullon prodhimin pas rasteve të COVID-19

2020-06-22 10:21:07 CRI Komenti juaj Printoni

"Pepsi" ka pezulluar prodhimin në një prej fabrikave të veta në Pekin, pasi disa punonjës të saj u konfirmuan se ishin të infektuar me koronavirusin e ri.

Drejtorja e marrëdhënieve me publikun e "Pepsi"-t në Kinë Fan Zhimin thotë se kompania u përgjigj shpejt pas konfirmimit të rastit të parë:

"Pasi u zbulua rasti i parë i konfirmuar te ne, i lidhur me tregun e shumicës 'Xinfadi', ne

filluam menjëherë reagimin emergjent dhe morën masa të tilla si pezullimi i prodhimit

dhe i funksionimit, vulosja e produkteve, dezinfektimi i mjedisit dhe karantinimi i personelit."

Ajo shtoi se ata kanë hetuar produktet e mjedisin e fabrikës dhe ka testuar sigurinë e produkteve.

Fabrika kryesisht përpunon drithëra dhe prodhon ushqime të lidhura me patatet.

(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore